Home / Kryesoret / Katër të Lënduar në Aksidentin mes Dy Veturave

Katër të Lënduar në Aksidentin mes Dy Veturave

Për shkak të lëndimeve shoferi dhe pasagjerët e veturës së goditur janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:20 në fshatin Poklek të Ri të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë dy automjete.

Sipas raportit të përditshëm policor, një person i dyshuar i cili ishte duke drejtuar njërën nga veturat nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur veturën e cila drejtohej nga një person tjetër, e në të cilën gjendeshin tre pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar shoferi dhe tre pasagjerët që gjendeshin në veturën e goditur. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa vetura e të dyshuarit është konfiskuar për shkak të keqpërdorimit të targave dhe është dërguar në terminal doganor për shmangie nga tatimi.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *