Home / Kryesoret / Katica kërkon ndërrimin e kryetarit të Gjykatës Supreme

Katica kërkon ndërrimin e kryetarit të Gjykatës Supreme

Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkon ndryshimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Ky vendim vjen pas kërkesës për mbrojtën e legjitimitetit nga Marko Zvërlevski për  heqjen e masës së paraburgimit për afaristin Sead Koçan.

Në njoftimin për media PSP theksohet se kryetari i Supremes ka qenë pjesë e bisedave të përgjuara telefonike  gjatë periudhës që mbante funksionin më të lartë në gjykatë.

PSP dyshon se Vangellovski mundet të marr vendime të njëanshme.

Katica Janeva në Supreme ka dorëzuar transkript të bisedës mes kryetarit aktual të kësaj gjykate, Jovo Vangellovski dhe ish-ministrit të transportit, Mile Janakiveski, dëshmi  e cila tregon subjektivitetin e mundshëm në përpjekjen e Marko Zvërlevskit për ta shpëtuar Sead Koçanin nga paraburgimi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *