Home / Lajme / Maqedoni / Keni kujdes nga cilat rrugë kaloni sot në Maqedonisë, ju kanoset rrezik në disa vende

Keni kujdes nga cilat rrugë kaloni sot në Maqedonisë, ju kanoset rrezik në disa vende

Për shkak të dukurisë së mjegullës, dukshmëria në drejtimin rrugor Tetovë ­ Kodër e Diellit është zvogëluar në 50 deri 100 metra, ndërsa në grykën malore Gjavatë prej 100 deri 150 metra, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Rekomandohet vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Nëpër gryka malore është e mundur dukuria më e shpeshtë e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan -­ Makedonska Kamenicë ­- Dellçevë, Vinicë ­- Berovë, Gostivar ­- Strazhë, Mavrovë -­ Dibër-­ Strugë, Dmeir Kapi ­ Udovë, Katllanovë ­- Veles, Krushevë ­- Demir Hisar dhe Resnjë ­- Bukovë, transmeton Gazeta Express.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Obligimi ligjor për posedim të obliguar të pajisjes dimërore në automjete zgjatë deri më 15 mars 2017

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *