Home / Kryesoret / Kjo mund të ndodh vetëm në ëndër , kështu do të duken trotuaret në Tetovë sipas; Teuta Arifit

Kjo mund të ndodh vetëm në ëndër , kështu do të duken trotuaret në Tetovë sipas; Teuta Arifit

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi në profilin e saj në Facebook ka paraqitur projekt- idenë e troutarëve në bulevardin Iliria, poashtu ajo ka dhënë edhe detaje tjera për këtë projekt,

”Javën e kaluar filluam punët ndërtimore për rekonstruim të plotë të shtigjeve për këmbësorë dhe sipërfaqeve të gjelbra në pjesën qëndrore të qytetit. Ky projekt do të ofrojë një pamje të re estetike dhe fusnksionale të hapësirave për qarkullim të këmbësorëve përgjatë bulevardit Iliria dhe pjesës së bulevardit të Ilindenit në pjesën e Postës në Tetovë. Gjithsej do bëhet fjalë për rregullim të hapësirës publike në sipërfaqe prej 15.000m2, ku përveç shtigjeve dhe zhardinjerave të ngritura për gjelbrim do të bëhet edhe vendosja e gjithsej 73 shtyllave për ndriçim publik, 12 fontanave me ujë për pije, 75 mbrojtës metalik për trungjet e drunjëve, 22 shporta për mbeturina, 32 kontruksione për parkim të biçikletave si dhe 233 ulëse të drurit për qytetarët.” ka shkruar kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *