Home / Kryesoret / Koci: Serbia nuk ka dëshmi, Haradinaj do të lirohet

Koci: Serbia nuk ka dëshmi, Haradinaj do të lirohet

Gjykata në Colmar të Francës të enjten pritet të merr vendimin për lirimin apo ekstradimin në Serbi të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Avokati i Haradinajt, Arianit Koci ka thënë për Telegrafin se beson fuqishëm që Serbia nuk ka mundur të sigurojë “prova të reja”, siç është pretenduar.

Koci shprehu besimin se nesër gjykata franceze nuk do të vendos për ekstradimin e Haradinajt.

“Fuqishëm besoj se vendimi final do të jetë në favor të Haradinajt”, tha Koci.

Avokati ka theksuar se procedura ekstraduese, ka qenë shumë specifike, duke u nisur nga fakti që krejt udhëheqësit politik serbe, prej momentit të ndalimit të Haradinaj, janë deklaruar rreth rastit, dhe janë munduar të ndikojnë në drejtësinë franceze, e një gjë e tillë sipas Kocit nuk ndodh në botën demokratike.

“Unë si profesionist, deklarimet e Nikoliqit, Vuçiqit dhe Daçiqit, i shoh si përpjekje të dëshpëruara të burrështetasve me mentalitet milosheviqian, të krijojnë rast penal, aty nuk ka. Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në Tribunalin e Hagës. Çdo ditë e luftës së tij, është hetuar me kujdes nga ana e Prokurorëve të Hagës”, u shpreh Koci.

Ai nuk ka hedhur poshtë edhe mundësinë e shtyrjes së vendimit sërish.

“Nëse gjykata e sheh të nevojshme, ajo mund të shtyjë marrjen e vendimit të drejtë dhe meritor, për një afat të caktuar kohor. Mendoj se nuk ka arsye ligjore që masa e tanishme të vazhdohet edhe pas 2 marsit 2017”, tha Koci për Telegrafin.

Avokati Koci, ka theksuar se në rast se gjykata e Colmarit vendos për lirimin e Haradinajt, ai do të mund të kthehet në Kosovë menjëherë pasi t’i dorëzohet dokumenti i udhëtimit, i cili i është konfiskuar përkohësisht nga organet përkatëse të Francës.

Haradinaj ishte arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Basel-Mulhouse në Francë, me katër janar të këtij viti me një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, e cila e akuzon për krime lufte. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *