Home / Kryesoret / Komiteti për punë të jashtme i PE-së e miratoi Rezolutën për Maqedoninë

Komiteti për punë të jashtme i PE-së e miratoi Rezolutën për Maqedoninë

Me 54 vota “pro” dhe vetëm tetë “kundër”, Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Evropian sot e miratoi Propozim-rezolutën për përparim të Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane në vitin 2016, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Eurodeputetët në të a.q. AFET-komiteti paraprakisht harmonizuan 28 amendamente me kompromis (në lidhje të gjithsej 318-të të parashtruara) dhe sot të gjithë i kanë miratuar, ndërsa në to janë përmbajtur edhe termet “Maqedoni”, “maqedonas” dhe të ngjashme, por gjithashtu edhe parashikim se shteti i Maqedonisë do të bëhet me Qeveri të re dhe kështu kërkohet “tranzicion transparent”.

Parlamenti Evropian me këtë Rezolutë e konfirmon rekomandimin e tetë pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por me kusht të realizimit në tërësi të marrëveshjes së Përzhinës dhe Prioritetet urgjente reformuese të Komisionit Evropian. Theksohet edhe se “PE-ja e konfirmon përkushtimin e qartë dhe të fuqishëm të saj në procesin e inkuadrimit të vendit në BE”, si dhe se “pas dy anulimeve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, më 11 dhjetor të vitit 2016 ato janë mbajtur në atmosferë të rregullt dhe të qetë, në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe në pajtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe kaluan pa incidente të mëdha, në përgjithësi janë zbatuar mirë dhe jehona e votuesve ishte e lartë”.

Në lidhje me reformat e pritura të BE-së në lidhje me gjyqësinë, administrata publike, të drejtat themelore, marrëdhëniet e mira fqinjësore, mediat dhe punësimet e të rinjve, insistohet edhe “në kontrollin e Marrëveshjes së Ohrit”. Për hapjen e negociatave inkuadruese për Maqedoninë me Bashkimin Evropian, në vend “pa kusht”, siç është kërkuar paraprakisht, tani me amendament me kompromis të Rezolutës “hapjen e negociatave për anëtarësim duhet të garantohet pas realizimit të kushteve të nevojshme”.

“Derisa bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë elemente esenciale të procesit të zgjerimit, Procesi për stabilizim dhe asocim dhe procesi i inkuadrimit të vendit, kontestet bilaterale nuk duhet të shfrytëzohen që të pengohet procesi i inkuadrimit në BE, as për hapjen e negociatave për anëtarësim, por të përfshihen në mënyrë adekuate në frymë konstruktive dhe në pajtim me standardet e BE-së dhe të KB-së, ndërsa të gjitha përpjekjet duhet të çojnë drejt mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ndëretnike”, kërkojnë eurodeputetët.

Si duket, më i çuditshëm është amendamenti i tetë me kompromis, i cili sot u miratua dhe me të cilin eurodeputetët presin “formim të Qeverisë së re, stabile dhe përgjegjëse dhe tranzicion transparent, në pajtim me kërkesat kushtetuese dhe ligjore dhe procedurat”. Kjo do të thotë se Parlamenti Evropiane paraprakisht është në dijeni që me këtë Rezolutë në Maqedoni do të ketë ndryshim të pushtetit dhe kërkon tranzicion transparent. Gjithashtu, në këtë amendament me kompromis i bëhet apel të gjitha palëve në Maqedoni “të përmbahen nga cilado pengesë në lidhje me funksionimin efektiv të parlamentit”.

I bëhet thirrje edhe të gjitha partive që tërësisht t’i implementojnë Prioritete urgjente reformuese të Komisionit Evropian për vendin dhe marrëveshjen e Përzhinës, zbatimi i të cilës, sipas eurodeputetëve – është nga rëndësia vitale dhe më gjerë nga zgjedhjet dhe me qëllim që të sigurohet stabilitet politik dhe qëndrueshmëri në të ardhmen. Në këtë kontekst kërkohet edhe riaktivizim i Dialogut inkuadrues në nivel të lartë (HLAD) i Komisionit Evropian dhe Maqedonisë, ndërsa PE-ja i bën thirrje Komisionit dhe Shërbimit Evropian për punë të jashtme (EEAS) dhe “të rritet dukshmëria e projekteve të financuara nga BE-ja në vend, me qëllim që Unioni të afrohet deri te qytetarët e vendit”.

PE-ja i bën thirrje qeverisë së re të Maqedonisë të krijojë linja transparente dhe efikase në përgjegjësi midis dhe në kuadër të institucioneve dhe rekomandon përfaqësim të drejtë të të gjitha bashkësive në të gjitha nivelet e administratës publike. Disa amendamente me kompromis janë miratuar për punë pa kusht dhe pa pengesa të Prokurorisë Speciale, në të cilën është dashur, sipas Rezolutës “t’i jepet kohë dhe të gjitha resurset dhe pa obstruksione” ta kryejë punën e vet, e cila sipas amendamentit 15 me kompromis, duhet të çojë deri në “përgjegjësi të drejtë dhe politike”.

“Europarlamenti është i shqetësuar për sinjalet që vijnë nga organizatat civile, ndërsa të cilët u dedikohen përkeqësimit të klimës në të cilën ato punojnë dhe mbetet i brengosur për sulmet publike radikale të organizatave civile dhe përfaqësuesve të huaj nga ana e politikanëve dhe mediave. PE-ja e pranon dhe inkurajon rolin e rëndësishëm të organizatave civile për monitorim, mbështetje dhe avancim të proceseve demokratike, duke e përfshirë edhe procesin zgjedhor, si dhe sigurimin e verifikimit dhe baraspeshës”, thuhet në Rezolutë.

Lidhur me mbrojtjen e të drejtave të grupeve-LGBT në vend, me amendament kërkohet që PE-ja ta përkujtojë Qeverinë dhe partitë politike për përgjegjësinë e tyre gjatë formësimit, me ligj dhe në praktikë, të kulturës së inkuadrimit dhe tolerancës, ndërsa kërkohet edhe promovim i barazisë gjinore dhe pjesëmarrje më të madhe të grave në jetën politike dhe në punësimet.

Gjithashtu, Parlamenti Evropian konsideron se nevojiten masa konkrete me qëllim që të arrihet kohezion shoqëror midis bashkësive të ndryshme etnike, kombëtare dhe fetare në Maqedoni.

“PE-ja i përkujton liderët qeveritarë dhe partiakë për zotimet e tyre për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë inkluzive dhe transparente, që të përfundojë kontrolli i vonuar pa anulim të mëtejmë, duke i përfshirë edhe rekomandimet politike dhe të sigurohet buxhet i mjaftueshëm për zbatim të saj. Dënohet çdo formë e iredentizmit dhe çdo tentim që të shkatërrohen grupe të ndryshme sociale dhe theksohet rëndësia që të fillohet regjistrimi i shumëpritur pa anulim të mëtejmë”, kërkohet në Rezolutën për Maqedoninë në PE.

Deputetët në Komitetin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, sot e miratuan amendamentin 213 të eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev, i cili paraprakisht në Rezolutën për Shqipërinë theksoi se “maqedonasit nga Gollo Bërdo, Prespë dhe Gorë janë bullgarë”, madje tani kërkohet që “autoritetet në Maqedoni të ndërmarrin masa për arritje të pajtimit historik që të tejkalohen ndarjet midis grupeve të ndryshme etnike dhe kombëtare, duke i përfshirë edhe qytetarët me identitet bullgar”. Por, u refuzua amendamenti 304 i Kovaçevit, ndërsa në të nga autoritetet në Maqedoni kërkohej “që të miratojnë histori të bazuar në fakte dhe të shpërndajë materiale edukative pa interpretim ideologjik dhe gjuhë të urrejtjes kundër fqinjëve të saj, ndërsa që ka dalë nga era komuniste”.

Si të fundit, eurodeputetët e refuzuan amendamentin  315 të grekes Sofija Sakorafa, me të cilin ajo kërkone “zgjidhje të çështjeve të hapura sa më parë që është e mundur në procesin inkuadrues në mënyrë konstruktive dhe në frymën e fqinjësisë së mirë, ndërsa para hapjes së negociata inkuadruese”.

Përndryshe, më datën 14 të këtij muaji në PE në Strasburg, gjithë përbërja e Europarlamentit do ta miratojë zyrtarisht Rezolutën në seancë plenare.

Rezolutat e Europarlamentit për të gjithë shtetet nuk kanë veprim juridik, por janë vetëm këshilldhënëse dhe mundet, por nuk duhet të merren parasysh nga institucionet e tjera të BE-së dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *