Home / Kryesoret / Komuna Çair vazhdon me trajnimet për realizimin e projektit për përpilimin dhe zbatimin e “Platformës së ndihmës sociale dhe ekonomike”

Komuna Çair vazhdon me trajnimet për realizimin e projektit për përpilimin dhe zbatimin e “Platformës së ndihmës sociale dhe ekonomike”

Komuna e Çairit si bartëse e iniciativave për përkrahje të kategorisë së personave me aftësi të kufizuara për kyçjen e tyre sociale dhe ekonomike në nivel institucional në bashkëpunim me Iniciativën për perspektivë evropiane, vazhdon me aktivitetet për përmirësimin e kualitetit jetësor të grupeve të margjinalizuara, duke realizuar trajnimet e rradhës në periudhën kohore prej 27-31 mars, me temë punën direkte me grupet e margjinalizuara, ku pjesëmarrës janë të gjitha palët e kyçura që kanë të bëjnë me grupe të margjinalizuara në territorin e komunës e Çairit. Projekti në fjalë realizohet me ndihmën e Bashkësisë Evropiane.

Trajnimi ishte interaktiv, ku pjesëmarrësit në mënyrë të sistematizuar i kanalizojnë të gjitha njohuritë e tyre, me qëllim të përgaditjes sa më profesionale për punë me grupe të margjinalizuara.Tre ditët e para, trajnimi u zhvillua në hapësirat e komunës së Çairit, ndërsa dy ditët e fundit u realizua vizitë praktike në institucione dhe organizata që punojnë me grupe të margjinalizuara. Kështu, ditën e parafundit të trajnimit u vizitua Shoqata për teknologji asistive “Hapni dritaret”, që punon me grupe me pengesa të caktuara, dhe mënyrën e përdorimit të mjeteve moderne teknologjike në kuadër të përmirësimit të qasjes së informatave për këtë kategori personash.

Ditën e fundit u realizua vizitë në Institucionin Publik – Entin për veprimtari sociale – Shkup, ku u diskutua për të gjitha aktivitetet në kuadër të ndihmës së kategorisë së personave me aftësi të kufizuara.

Trajnimi ka për qëllim të definojë grupet e margjinalizuara nga vet anëtarët e grupit, në mënyrë që të mund të identifikohen më lehtë këto kategori. Gjithashtu, gjatë ditëve të trajnimit u sqarua edhe koncepti i kyçjes institucionale,qasjes së bazuar në të drejtat e njeriut dhe qasjes së bazuar drejt individit, në mënyrë që në të ardhmen të shihet se si më mirë të ofrohen këto shërbime për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara.

Këto trajnime janë pjesë e një tërësie, që mes tjerave do të ofrojë edhe nënstrategji të posaçme për grupet e margjinalizuara në kuadër të Platformës ekonomike zhvillimore të komunës së Çairit 2015-2020.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *