Home / Kryesoret / Komuna e Çairit mirëpriti delegacionin nga Komuna Skelleftea e Suedisë (FOTO)

Komuna e Çairit mirëpriti delegacionin nga Komuna Skelleftea e Suedisë (FOTO)

Pas takimit të Ambasadorit të Suedisë Mat Stafanson me kreun e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ashtu siç ishte paralajmëruar më parë vazhdon procesi bashkëpunues në nivel lokal mes Komunës së Çairit dhe komunave të Suedisë. Kësaj rradhe, delegacioni i Komunës së Çairit në krye me Sekretarin e Komunës z. Rami Qerimi dhe në përbërje të zëdhënësit të Komunës Kushtrim Alla, kryetarit të Organizatës për persona me aftësi të kufizuara z. Sefer Hiseni dhe ekspertit për përpilimin e planeve aksionale z. Sasha Maksimovski mirëpriti delegacionin nga Komuna Skelleftea me qëllim realizimin e projektit afatgjatë për përmirësimin e kualitetit jetësor të personave me aftësi të kufizuara.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rrjedhën e tërësishme të projektit, definimin e planit aksional (veprues), si dhe u bë shqyrtim i situatës aktuale trajtuese dhe pozitës së personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë dhe në Suedi.
Projekti në fjalë parasheh krijimin e kushteve më cilësore për qasje adekuate infrastrukturore dhe institucionale për personat me aftësi të kufizuara , por edhe për reflektimin që ky projekt duhet të ketë në ngritjen e vetëdijes shoqërore për trajtimin e barabartë të asaj kategorie të njerëzve.
Suedia mbetet shembull për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara dhe përkushtim i Komunës së Çairit është të ndjekë modelin e tyre – theksoi Sekretari i Komunës, Rami Qerimi.
Sekretari i Komunës së Çairit njoftoi delegacionin suedez edhe për projektet që Komuna ka realizuar për personat me aftësi të kufizuara si p.sh. : punësimi i tyre, furnizimi i tyre me motoçikleta elektrike dhe shprehu gatishmërinë e plotë që ky projekt të realizohet me përpikmëri të lartë profesionale dhe fryt i saj të jetë – hapat konkret për përmirësimin e jetës dhe kushteve për personat me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *