Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Çairit për nder të 7 Marsit dekoron arsimtarët e dalluar

Komuna e Çairit për nder të 7 Marsit dekoron arsimtarët e dalluar

Në nder të 7-të Marsit ditës së mësuesit, komuna e Çairit në një solemnitet rasti ka dekoruar arsimtarët më të suksesshëm të shkollave të cilat gravitojnë në këtë komunë.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti. duke u falimenderuar për punën e tyre të palodshme, theksoi se mësimëdhënësit janë shtylla e kombit.

“Mbi të gjitha investimi në arsim, investimi në faktorin njeri është investimi më i mirë që i kthehet një shoqërie dhe duke pasur këtë parasysh prej fillimit jemi mundu që çdo ditë nga pak që prioritet mbi prioritet të jetë dhe mbetet arsimi sepse në këtë mënyre më së miri i kontribuojmë komunës tonë shoqërisë tonë, duke filluar nga çerdhet e deri në universitete”ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti është shprehur se tani duhet të punohet bashkarisht në ngritjen e cilësisë të arsimit shqip në Komunln e Çairit edhe më tepër.

Ndërsa arsimtarët më të dalluar për vitin shkollor 2016/2017 në komunën e Çairit janë:

Shyrete Ganiji- Shkolla Fillore -Liria

Kimete Veseli- Shkolla fillore- Kongresi i Manastirit

Atixhe Baki- Shkolla fillore- 7 Marsi

Hajrie Plakaj- Shkolla fillore- Jashar Bej Shkupi

Skender Latifi- Shkolla fillore- Hasan Prishtina

Jeton Rashiti- Shkolla fillore- Imri Elezi

Lumturie Lecaj – Shkolla fillore- Vasill Gllavinov

Adnan Shakir- Shkolla fillore- Tefejjuz

Muhamet Arifi- Shkolla fillore- Ismail Qemali

Ardian Hoxha- Shkolla fillore për të rritur A.S. Makarenko

Sibel Aliu- Kopshti i fëmijëve- Fidani

Hava Ferati- Kopshti i fëmijëve-Borëbardha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *