Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë për kujdestari të përbashkët pas divorcit

Konferencë për kujdestari të përbashkët pas divorcit

Psikologë, terapeutë, profesorë universitarë dhe avokatë, sot do të debatojnë në konferencën kombëtare me temë ‘Nevoja nga vendosja e kujdestarisë së përbashkët pas divorcit në Maqedoni dhe ndikimi i këtij koncepti mbi realizimin e të drejtave të fëmijës’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferencën është paraparë ta hapin zëvendës-avokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa, kryetari i Ambasadës së parë për fëmijë në botë ‘Megjashi’ Dragi Zmijanac dhe përfaqësuesit i Iniciativës qytetare për vendosjen e kujdestarisë së përbashkët, Naum Ribaroski, njofton AIM.

Konferenca organizohet nga të gjithë institucionet që u cekën dhe është përkrahur nga Instituti demokratik kombëtar (IDK).

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *