Home / Kryesoret / Konferencë për punësim dhe inkluzion social të të rinjve në rrezik

Konferencë për punësim dhe inkluzion social të të rinjve në rrezik

Prezantim dhe këmbim i përvojave për aksione të orientuara drejt punësimit dhe inkluzionit social të të rinjve në rrezik ka për qëllim Konferenca që sot po mbahet në Shkup.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në angazhimet e saj për përmirësim të gjendjes në tregun e punës, posaçërisht vëmendje i kushton kategorive më të rrezikuara të të papunëve, para së gjithash të rinjtë dhe ata që janë në rrezik social. Inkluzioni social dhe përforcimi ekonomik i të rinjve në rrezik social është integruar para së gjithash në kuadër të programeve dhe masave operative të cilët i zbatojmë me vite përpara dhe të cilët japin rezultate të posaçme”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi.

Një masë e atillë, theksoi, është Programi për kompensim të kushtëzuar në të holla për punësim të subvencionuar të personave në rrezik social e cila ka për qëllim që t’i nxisë punëdhënësit që të punësojnë persona në rrezik social, edhe atë shfrytëzues të ndihmës sociale në të holla të cilët janë të moshës midis 16 dhe 29 vjeç.

Me këtë masë, theksoi, janë përfshirë edhe personat të cilët deri në moshën 18-vjeçare kanë pasur status të fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, persona të cilët kanë qenë shfrytëzues të programit kompensim i kushtëzuar në të holla për arsim të mesëm, si dhe persona deri në 29 vjeç të cilët të ardhurat familjare mujore për anëtar të familjes në vitin para vitit në të cilin aplikojnë janë më të ulëta nga 50 për qind nga neto paga e fundit mesatare e publikuar nga Entit Shtetëror për Statistikë.

Potencoi se masë e rëndësishme është edhe Programi për vetëpunësim me kreditim, Programi për kreditim të subjekteve juridike për hapje të vendeve të reja të punës, të cilat si grup qëllimor i ka targetuar të rinjtë deri në moshën 29-vjeçare.

Shtoi se me qëllim që të tejkalohet sfida me punësimin e të rinjve në nivel kombëtar punohet në përmirësimin e harmonizimit të ofertës së aftësive me kërkesat e tregut të punës, promovim të hapjes së vendeve të punës e kryesuar nga sektori privat dhe lehtësim të kalimit të të rinjve në botën e punës.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale konsideron se drejt inkluzionit social të të rinjve në rrezik social dhe përforcimit të tyre ekonomik duhet t’i qasemi të gjithë bashkarisht dhe përmes përpjekjeve të përbashkëta të kontribuojmë për përmirësim të mirëqenies së përgjithshme socio-ekonomike”, theksoi ministri Ibrahimi.

Në konferencë bisedohet për mundësitë për punësim dhe vetëpunësim të të rinjve, për mbrojtjen sociale të të rinjve të cilët e braktisin sistemin e kujdesit, bashkëpunimin e të gjithë palëve të involvuara dhe institucionet nga kjo sferë

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *