Home / Kryesoret / Konfirmohet lajmi » Osmani: Xhaferi do të jetë Kryeparlamentari i ri i Maqedonisë

Konfirmohet lajmi » Osmani: Xhaferi do të jetë Kryeparlamentari i ri i Maqedonisë

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka konfirmuar lajmin e Agjencisë së lajmeve Zhurnal botuar javë më parë për atë se Talat Xhaferi do të jetë kryeparlamentari i ri i Maqedonisë.

Ai mes tjerash ka shkruar se BDI e konfirmon edhe një premtim para shqiptarëve duke e marrë njërin nga tre funksionet e para në shtet.

Më poshtë e keni postimin e plotë të zëdhënësit të BDI-së

“Duke konfirmuar edhe nje premtim te realizuar te BDI-se, njeri prej tre funkcioneve te para ne shtet shqiptar. Z. Talat Xhaferi, kryetar i ardhshem i kuvendit te RM!”, ka shkruar në rrjetin e tij social në Facebook, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *