Home / Kryesoret / Konfiskohet shumë e majme e parave të falsifikuara në Tabanoc

Konfiskohet shumë e majme e parave të falsifikuara në Tabanoc

Në vendkalimin kufitar mes Tabanocit dhe Preshevës janë konfiskuar 27.700 euro false, njoftoi policia e Maqedonisë.

Drejtoria e Doganave ka bërë të ditur se rasti është zbuluar dje rreth orës 7 të mëngjesit. Paratë janë gjetur në një automjet me targa të Serbisë. Ato ishin fshehur në mes ulëseve të para, në pako të lidhura me një shirit dhe të mbështjellë në letër të bardhë, transmeton Gazeta Express.

Doganierët fillimisht kanë vërejtur 39 kartëmonedha prej 100 eurosh dhe 39 të tjera prej 200 eurosh, me të njëjtin numër serik, dhe pas kontrollit të mëtejmë janë hasur edhe 32 kartëmonedha prej 500 eurosh, po ashtu me numër të njëjtë serik.

Sipas procedurës para-hetuese, janë grumbulluar dëshmi të bollshme që tregojnë se personi vetë i ka falsifikuar paratë. Kundër tij është parashtruar padi penale për falsifikim të parave dhe është dërguar në Gjykatën themelore në Kumanovë për procedurë paraprake . Gjykata i caktoi masë kujdesi-marrje të përkohshme të dokumentit për udhëtim me qëllim që të paraqitet në gjykatë dy here në javë./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *