Home / Kryesoret / Kontrolli teknik në Maqedoni tani do të kushtojë më lirë

Kontrolli teknik në Maqedoni tani do të kushtojë më lirë

Shkurtimi i kohëzgjatjes së kontrollit teknik të veturave në dhjetëra minuta dhe lirimi drastik i saj do të mundësojë ndërrimi i kontrollit klasik të veturave me kontrollë të pajisjes së IT, e cila rrjedh nga direktivat e reja evropiane.

Maqedonia i ka filluar përgatitjet për të kaluar në standardin e ri, mënyrën efikase në kryerjen e kontrollit teknik, e cila përveç përfitimeve që u jep pronarëve të veturës, ndikon në përmirësimin e sigurisë së komunikacionit dhe ruajtjen e mjedisit jetësor dhe i eleminon ndikimet subjektive.

Para disa ditëve në Shkup janë prezantuar risitë në kontrollin teknik të veturave me përmabjtje të direktivave të BE-së, si dhe mënyrën në të cilën punon IT sistemi, e cila i jep të gjitha të dhënat për veturën.

Në kontrollin teknik do të shfrytëzohet adaptet, me të cilin pa vendosjen e veturës në pajisje të komplikuara, si për shembull testimi i frenave, për disa sekonda do t’i merrni të gjitha informacionet për rregullim teknik të veturës.

Në Gjermani ky ndërrim më shumë se një vit e gjysmë është testuar mbi 55 milionë vetura. Me pranimin e adapterit çmimi i kontrollit teknik do të ulet për dy-tre herë më pak, por nga ana tjetër, nevojiten njerëz me përvojë, ekipe inxhenierike që do të kryjnë kontrollet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *