Home / Lajme / Botë / Koreja e Veriut: Amerika s’na e tremb syrin

Koreja e Veriut: Amerika s’na e tremb syrin

Koreja e Veriut nuk ka për çfarë t’i frikohet çfarëdo vendimi të SHBA-së për t’i zgjeruar sanksionet me qëllim që ta shkëpusë atë nga sistemi financiar global, dhe se do të ndjekë përshpejtimin e programeve bërthamori dhe raketore.

Kështu ka thënë për Reuters Choe Myong Nam, zv/ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, transmeton Express.

Kjo përfshinë edhe zhvillimin e “aftësive për të bërë sulmin e parë parandalues” si dhe të një rakete balistike interkontinentale, sipas Nam.

Ndërkohë, dje, një zyrtar i lartë amerikan në Uashington u cituar nga Reuters të ketë thënë se Administrata Trump është duke e konsideruar zgjerimin e sanksioneve si pjesë e një rishikimi më të gjerë të masave për ta luftuar kërcënimin raketor dhe bërthamor të Koresë së Veriut.

Por, kjo nuk i bën përshtypje Koresë së Veriut, e cila këmbëngul se do ta përshpejtojë programin bërthamor dhe raketor.

“Mendoj se kjo ka rrjedh nga vizita e Sekretarit të Shtetit [Rex Tillerson] në Japoni, Korenë Jugore dhe Kinë.. por ne natyrisht që nuk kemi frikë nga një veprim i tillë,” ka thënë Nam

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *