Home / Lajme / Maqedoni / Kostov: Maqedonia po “shqiptarizohet” për shkak të Zaevit

Kostov: Maqedonia po “shqiptarizohet” për shkak të Zaevit

Analisti maqedonas Sotir Kostov, ka thënë se vendi i tij po shqiptarizohet për shkak të kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit.

Ai ka reaguar edhe ndaj ngjarjeve të fundit në vend, që sipas tij Zaev dhe udhëheqësia e tij janë shkaku kryesor për destabilizimin e vendit dhe se po e shkatërrojnë vendin.

“Të gjithë në Maqedoni duhet të pyesim veten pse jemi në pragun e tradhëtisë, cilat janë synimet tona dhe kush mund të na udhëheq kah ato?

Sigurisht nuk guxon, nuk duhet, dhe nuk mund të jetë ai Zoran Zaev, këshilltarë kryesor të të cilit janë Frçkovski, Zekiri dhe Ademi”, ka thënë maqedonas Kostov.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *