Home / Kryesoret / Kriza e dëmton rrugën e Maqedonisë drejt BE, tërheq vërejtjen francezi

Kriza e dëmton rrugën e Maqedonisë drejt BE, tërheq vërejtjen francezi

Maqedonia rrezikon që të humbë kohë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për shkak të krizës aktuale në vend, tërheq vërejtjen Ambasadori françez në Shkup Christian Timonier.

Timonier citohet të ketë thënë nga agjensioni i lajmeve të ketë thënë se, përderisa kriza politike mbetet në status-quo, çmimi për vendin do të ishte i lartë.

Ai thotë se me krizën aktuale Maqedoni po humb kohë drejt Bashkimin Evropian (BE),për shkak të numrit të madh të reformave teknike të cilat duhet të zbatohen. Sa më shumë që humbet kohë aq edhe do të jetë më i gjatë për të zëvendësuar kohën e humbur, thotë ai.

Në të njëjtën kohë, paralajmëron se vazhdimi i krizës do të shkaktojë eventualisht edhe humbjen e rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, të cilat Maqedonia është duke i pritur tash e nëntë vite për shkak të bllokadës nga Greqia, e cila e konteston emrin kushtetues të vendit fqinj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *