Home / Lajme / Botë / Kryeministri i Izraelit aprovon ndërtimin e shtëpive të reja në tokën e okupuar

Kryeministri i Izraelit aprovon ndërtimin e shtëpive të reja në tokën e okupuar

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sot më vonë do ta nënshkruajë një dokument për ndërtimin e vendbanimit të parë në Bregun e okupuar Perëndimor për dy dekada, edhe pse ai është në bisedime me Uashingtonin për një frenim të mundshëm të aktivimeve ndërtimore.

Netanyahu do ta mbledhë sot kabinetin e sigurisë për ta aprovuar enklavën e re, zyrtarët qeveritarë kanë thënë, përcjell Express.

“E bërë një premtim se do ta ndërtoj një vendbanim të ri,” ka thënë Netanyahu.

“Sot, do ta mbajmë atë premtim. Edhe pak orë dhe do të dalim me detaje,” ka shtuar ai.

Por, vendbanime të tilla, në territorin që Izraeli e okupoi në luftën e vitit 1967 në Lindje të Mesme, cilësohen ilegale nga shumica e botës.

Izraeli citon lidhje biblike, historike dhe politike me tokën, si dhe interesa të sigurisë, për t’i mbrojtur veprimet e veta.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *