Home / Lajme / Kronika e zezë / Kryenin grabitje me dhunë, shkatërrohet banda shqiptaro-turke

Kryenin grabitje me dhunë, shkatërrohet banda shqiptaro-turke

Shkatërrohet banda shqiptaro-turke, e cila kryemte grabitje me dhunë në Vjenë të Austrisë. Policia vendase, kishte kohë që ishte vënë në ndjekje të tyre dhe ka arritur të arrstojë 6 persona.

Të arrestuarit sulmonin brutalisht viktimat e tyre dhe më pas i grabisnin ato.

Mediat austriake bëjnë me dije se tre prej burrave ishin “jashtëzakonisht të dhunshëm”, ndërsa kryenin bastisjet e tyre në Vjenë në Austrinë e Ulët. Dy prej të arrestuarve janë prangosur në Vjenë dhe katër të tjerë në Wiener Neustadt.

Kërcënimet e tyre gjatë grabitjeve ishin deri në vdekje, nëse nuk arrinin të përmbushnin qëllimin e tyre.

“Ata kishin qëlluar 12 herë me thikë atë persona. Ai është rrahur me doreza dhe është goditur me armë disa herë në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda”, tha zëdhënësi i policisë, Johann Baumschlager.

Mediat vendase raportojnë për histori monstruoze në dëm të njerëzve të pafajshëm.

Gjithashtu lexo

Mashtroi qytetarët e bankat, arrest me burg për administratorin e spitalit Gjerman

“Arrest me burg” është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Lefter Sulkajn, administratorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *