Home / Lajme / Rajon / Kryesia e Kuvendit vendos sot për interpelancën ndaj Mustafës dhe Stavilecit

Kryesia e Kuvendit vendos sot për interpelancën ndaj Mustafës dhe Stavilecit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës me kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Në rendin e ditës ndër të tjera, është paraparë të  vendoset për intepelancën ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, dhe ministrit të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci.

Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, është thirrur me  kërkesë të deputetes së VV-së Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

Ndërsa interpelanca e ministrit Blerand Stavileci, është thirrur me kërkesë të deputetit po ashtu të VV-së Visar Ymeri, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.

Gjithashtu lexo

Këshilli i Mandateve vendos sot për Saimir Tahirin

Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve do të mblidhet sot në mesditë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *