Home / Kryesoret / Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti takon Ambasadorin Norvegjez

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti takon Ambasadorin Norvegjez

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorin e Norvegjisë Arne Sannes Bjornstad, njoftuan nga zyra për informim pran Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Norvegjez kanë diskutuar rreth situatës në vend dhe përpjekjeve për të përfunduar seancën konstitutive të Kuvendit dhe zgjidhjes së qeverisë së re në vend.

Kryetari Ahmeti theksoi që partitë kryesore parlamentare duhet që menjehere të nisin dialogun koordinues për vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit që do të rezulton me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit me ç’rast do të zhbllokohet institucioni i rëndësishëm

BDI do të jep kontributin e vet konstruktiv në këtë drejtim dhe përkrah të gjitha përpjekjet në drejtim të zgjidhjes së krizës, njoftuan nga zyra për informim pran Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton Televizioni Koha.

Ahmeti theksoi që kriza politike dhe institucionale në asnjë mënyrë nuk duhet të kthehet në një krizë ndëretnike dhe partitë politike në vend duhet të japin kontributin e vet në këtë drejtim. /TvKoha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *