Home / Kryesoret / Kujdes nga qentë në Tetovë

Kujdes nga qentë në Tetovë

Gjatë këtyre dhjetë ditë, është në rritje numri personave nga Tetovës dhe Gostivari, sidomos në fundjavë, edhe gjatë ditës ose në mbrëmje nxjerrin në shetitje kafshët e tyre, kryesisht qentë.

Por shumë prej tyre janë duke bërë atë në kundërshtim me ligjin e rendit publik, ose lënë qentë pa  rripa pa mbikëqyrje dhe kontroll, duke rrezikuar kështu kalimtarët e rastit, njofton SPB-Tetovë.

Duke pasur parasyshe gjendjet e tanishme , SPB në Tetovë apelon deri tek pronarët e qenve që të mos i nxjerrin jashtë pa mbrojtje ose pa kujdes, me qëllim që të mos kafshojnë apo frikësojnë dikë.

Ata që do të bëjnë një gjë të tillë do të ballafaqohen me pasoja dhe me dënimet që varijojnë nga 100 deri në 400 euro.

Sektori për punë të mbrendëshme bënë apel që insisutcionet, por edhe shkollat të marrin masat e duhura për largimin e qenvë endacak nga afërsia e objekete të tyre sidomos ku ka nxënës, sepse mund të vij deri në situate të pa dëshiruara.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *