Home / Shëndeti / Kur duhet t’ja filloj mjaltin fëmijës?

Kur duhet t’ja filloj mjaltin fëmijës?

MAMA TË REJA, VËMENDJE! Mjalti, aq i pasur në vlera ushqyese, mund të jetë problematik për të voglin tuaj nëse ai nuk i ka kaluar 2 vjeç.

Kjo ndodh sepse një bakter i quajtur clostridium botulinume, prodhon një toksinë që përdoret në estetikë, por konsumi i saj është tepër i rrezikshëm, madje vdekjeprurës.

Mjalti fatmirësisht, nuk e përmban këtë toksinë.

Por, ka mundësi edhe pse të rrallë, që mjalti të ketë farën e bakterit prodhues.

Në një gjendje normale të zorrës, pra tek të rriturit, nuk ka mundësi që ky bakter të zhvillohet.

Por nuk është e njëjta gjë për fëmijët e vegjël, ambienti gastrik i të cilëve nuk e ka aciditetin aq të lartë sa te të rriturit. Bakteri mund të shumëfishohet në zorrë duke prodhuar toksinën, e cila do të thithet nga gjaku dhe shkakton botulizëm, i cili ka pasoja shumë të rrezikshme.

Simptomat e botulizmit janë: kapsllëk bashkë me dobësi muskulore, probleme me thithjen, nofulla të lirshme, të qara dhe letargji.

Rastet janë të veçanta, por jo të pamundura. Prandaj, duhet shmangur mjalti për fëmijët nën moshën 2 vjeç.

Fundja, pse të mos kemi siguri të plotë?

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *