Home / Lajme / Rajon / Kur Leka Zogu i krijonte Ushtrinë Kombëtare të Shqipërisë Etnike (FOTO)

Kur Leka Zogu i krijonte Ushtrinë Kombëtare të Shqipërisë Etnike (FOTO)

Ishin të shumtë të rinjtë shqiptarë që në jetonin dhe punonin, apo dhe që kishin lindur jashtë trojeve shqiptare, që në vitit ’70-të u angazhuan në strukturat e Ushtrisë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike.

Kjo ushtri, e cila si vend të krijimit të saj kishte Afrikën e Jugut, ishte një strukturë paraushtarake profesioniste e krijuar dhe financuar nga Mbreti Leka Zogu I.

Kjo strukturë ushtarake shqiptare në ekzil, nisi formimin e saj dhe përgatitjen gjatë viteve ’70-të dhe numëronte dhjetëra rekrutë, të cilët u stërvitën nga oficerë profesionistë.

Kauza e kësaj ushtrie ishte krejtësisht patriotike dhe kishte për qëllim një Shqipëri të lirë dhe etnike, demokratike dhe të bashkuar.

Ushtria Kombëtare e Shqipërisë Etnike kishte edhe struktura të sajat edhe në Spanjë, Gabon, Rodezi (sot Zimbabve), Afrikë të Jugut dhe shumë vende të tjera.

“Si përfaqësuesi eminent i Kauzës së Rilindjes Kombëtare dhe pinjoll i gjyshërve të tij Xhemal dhe Xhelal Pasha, (që ishin ndër më të shquarit pashallarë që ideuan dhe jetësuan Kuvendin dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), ishte njëkohësisht edhe figura qendrore dhe drejtuese e Ushtrisë Kombëtare dhe e Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike”, shkruhet në faqen zyrtare të Familjes Mbretërore Shqiptare.

Aty më tej thuhet se në fillim të viteve ‘70, kur Këshilli Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike – Lëvizja Çlirimtare në Shqipëri, që përfaqësohet nga Leka I, Mbreti i Shqiptarëve – filloi të krijojë një rreth informativ në zonat shqiptare në ish-Jugosllavi (përkatësisht në Kosovë) si një urë për të penetruar në Shqipërinë politike, d.m.th. në Shqipërinë me kufijtë e sotshëm.

“Veprimtaria e Këshillit Ushtarak i dha rast popullit të Kosovës që të shprehë ndjenjat e veta nacionaliste, me anë të një veprimtarie ndërtuese duke luftuar regjimin e tanishëm të Tiranës. Ata ishin plotësisht të vetëdijshëm se duke çliruar Shqipërinë, mundësitë për ribashkim me atdheun do të shtoheshin në mënyrë të dukshme dhe ribashkimi do të arrihej”, shkruhet më pas në faqen e Familjes Mbretërore Shqiptare./Mapo.al/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *