Home / Lajme / Rajon / Kush është ‘i forti’ i Tiranës që udhëtonte me autobusa të lirë?

Kush është ‘i forti’ i Tiranës që udhëtonte me autobusa të lirë?

Arrestimit nga policia e Vlorës, për 35 vjeçarin nga Tirana Leonard Murati në një hotel në zonën e Orikum, nuk i shpëtojnë disa detaje që duken qartë në foto.

Edhe pse në dhomën e hotelit ku ai jetonte, iu gjet pistoletë dhe drogë, duket se për të mbuluar gjithçka Leonardi udhëtonte me linja urbane të transportit publik, këtë fakt e dëshmon edhe një biletë autobusi që kushton vetëm 300 lekë të vjetra, ku siç duket Leonardi, i cili u kap me thasë me cannabis, udhëtonte me një transport të lirë publik. Policia njoftoi se në dhomën e tij u gjetën:

– një armë zjarri Pistoletë e llojit TT, model 54,

– një krëhër me 6 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm

– një sasi prej 6.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Policia bëri sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *