Home / Lajme / Botë / Ky njeri është bërë ferri i xhihadistëve në Bullgari (Foto)

Ky njeri është bërë ferri i xhihadistëve në Bullgari (Foto)

Gjuetari” i emigrantëve nga Bullgaria, Dinko Valev 29-vjeç, ka blerë helikopter me armë të ndryshme, në mënyrë që të mund të “zbulojë xhihadistët potencialë”, pasi që qeveria bullgare i ka dhënë leje për një fluturake të tillë.

Daily Mail shkruan se Dinko Valev ishte bërë i njohur gjatë vitit të kaluar për shkak të “gjahut ndaj emigrantëve” në Bullgari, kurse tani ai i ka dhuruar vetes një helikopter, në mënyrë që të mund të patrullojë dhe të kërkojë “xhihadistët potencialë” pasi që ai të gjithë emigrantët i quan “xhihadistë”, transmeton Telegrafi.

Ky gjuetar i emigrantëve, për kokën e të cilët Shteti Islamik ka ofruar një shpërblim të majmë, ishte bërë i njohur gjatë vitit të kaluar kur filloi të shfaqet në internet me videot në të cilat shfaqet duke i ndjekur emigrantët, të cilët futeshin në Bullgari përmes Turqisë.

Ish-mundësi gjysmë profesional ka treguar se si i frikëson emigrantët gjatë gjahut nëpër male, së bashku me disa miq të vet.

Në videot e tij shihen gra dhe fëmijë, të cilët i detyron të qëndrojnë të shtrirë me fytyrë në tokë me duar të lidhura prapa shpinës.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *