Home / Kryesoret / LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një vajze në lumin Shkumbin

LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një vajze në lumin Shkumbin

Një tjetër kufomë është gjetur pasditen e sotme në anë të lumit “Shkumbin” në qytetin e Rrogozhinës.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, kufoma është e seksit femër e moshës rreth 16-17 vjeçe. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 15:40 në fshatin Çërmet. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për idenfitikimin e kufomës.

Ky nuk është rasti i vetëm i gjetjes së një kufome të mbytur ditën e sotme, pasi edhe më herët, rreth orës 13:50 në sipërfaqen e ujit në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit”, është gjetur një kufomë ende e paidentifikuar.
Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe “ku ka venë re që kufoma ka qenë mbi ujë”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *