Home / Kryesoret / Lavrov: Shpresoj që shtetet e Perëndimit e kuptojnë rrezikun e destabilizimit të Maqedonisë

Lavrov: Shpresoj që shtetet e Perëndimit e kuptojnë rrezikun e destabilizimit të Maqedonisë

Ministri i jashtëm i federatës ruse, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Moska shpreson që shtetet e pernëdimit ta kuptojnë rrezikun e tentimit të destabilizimit të situatës në Maqedoni.

Sipas tij, është e çuditshme se rajoni i Ballkanit është duke u perceptuar si rajon i aktiviteteve provokuese ruse dhe se çfarëdo marrëdhënie normale ndërmjet Rusisë dhe Ballkanit, sipas tij, ngritë shqetësime në perëndim.

Sipas Sputniknews, Lavrov ka deklaruar se ”sitauta e tanishme në Maqedoni është paksa më e ndërlikuar. Madje do ta quaja krizë, në shumë aspekte të provokuara në mënyrë artificiale, që çon në situatën kur tentimet bëhen për ta ndarë shoqërinë”, duke shtuar se shpreson që ”perëndimi ta kuptojë rrezikun e tentimeve të tilla”. Deklaratën e tij e gjeni këtu.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *