Home / Kryesoret / Lear: Fabrika do të jetë e mbyllur derisa nuk zgjidhet rasti me punëtorët e helmuar në Tetovë

Lear: Fabrika do të jetë e mbyllur derisa nuk zgjidhet rasti me punëtorët e helmuar në Tetovë

Fabrika “Lear” në Tetovë sot kumtoi se do të jetë e mbyllur derisa nuk zgjidhet rasti me 200 punëtorët të cilët gjatë natës së kaluar me simptome të helmimit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Për kompaninë ‘Lear’ asgjë nuk është më me rëndësi se sa shëndeti dhe mirëqenia e të punësuarve. Ne kemi kushte të shkëlqyeshme për shëndet dhe siguri në fabrikat tona. I ndjekim me kudjes instruksionet e autoriteteve shëdnetësore lokale për ta hetuar këtë incident të izoluar. Fabrika do të jetë e mbyllur derisa nuk zgjidhet rasti dhe derisa nuk sigurohemi se nuk do të përsëritet”, ceket në kumtesë.

Nga fabrika theksojnë se 190 të punësuarit tashmë janë liruar nga spitali, ndërkaq për kohë shumë të shkurtë pritet edhe të punësuarit e tjerë të lirohen nga spitali.

Drejtori i Spitalit klinik në Tetovë, Florim Besimi sot deklaroi se është formuar trup koordinues nga të gjitha entet mjekësore në qytet, përkatësisht Spitali klinik, Shtëpia e shëndetit, Qendra për shëndet publik dhe Inspektorati sanitar dhe janë filluar procedurat për përcaktimin e shkaqeve që kanë çuar deri te helmimi i punëtorëve.

Sot në fabrikë ekspertizë kryen edhe ekipet nga prokuroria themelore publike nga Tetova, SPB – Tetovë dhe shërbimet kompetente inspektuese.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *