Home / Sport / Lila tërbon media greke, kërkojnë dënimin e mbrojtësit shqiptarë

Lila tërbon media greke, kërkojnë dënimin e mbrojtësit shqiptarë

Video-skandali me priftërinjtë grekë pritet t’i kushtojnë rëndë Andi Lilës. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka treguar dje barsoleta me priftërinjtë grekë të cilat nuk janë pritur aspak mirë nga mediat greke dhe tifozët e Pas Janinës.

Video e publikuar dje nga portali “Albeu” u përhap me shpejtësi në shumë portale duke arritur deri në Greqi, dhe reagimi i tyre ka qenë i ashpër. Mediat greke e kanë quajtur të pa tolerueshme këtë që ka ndodhur, i kërkuar klubit të Pas Janinës që të marrë masa ndaj tij.

Federata Greke e Futbollit, pritet që të marrë masa ndaj tij, ndërkohë që klubi i Janinës ende nuk ka reaguar në lidhje me ndonjë vendim apo masë të marrë ndaj lojtarit

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *