Home / Kryesoret / Llatas i dyshuar për fshehje tatimi nga PSP

Llatas i dyshuar për fshehje tatimi nga PSP

Kryeredaktori i Televizionit “Sitel”, Dragan Pavlloviq Llatas, është i dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike se ka fshehur tatim ndaj shtetit duke dhënë paraqitje të rrejshme, transmeton Gazeta Express.

“Personi fizik pronar i ndërmarrjes “Total Marketing” dhe “Tatal Media Center” është i dyshuar se nga viti 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai dhe personat juridik t’u ikin tatimeve në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjeve të tatimeve, ka dorëzuar të dhëna të rrejshme. Persona juridik e kanë dëmtuar për 121 mijë euro, ndërkaq personi fizik për 63 mijë euro”, tha prokurorja Fatime Fetai, gjatë zbulimit të katër rasteve të reja, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani”./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *