Home / Lajme / Rajon / Loku publikon “selfie” në Facebook, policia “i bën like” (Foto)

Loku publikon “selfie” në Facebook, policia “i bën like” (Foto)

Kërkohej prej vitesh nga autoritetet gjermane dhe italiane, por do të “tradhëtohej” nga një fotografi e hedhur në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për shqiptarin Genc Loku, 26 vjeç, i vënë në pranga së fundmi nga policia italiane. Sipas mediave locale, pasi i ka shpëtuar disa herë arrestimit, Loku është identifikuar nga policia falë një fotografie të postuar në rrjetet sociale.

Në foto, pas shpinës së tij, dukej edhe një tabelë me të dhënat e rrugës. Kështu u zbulua se ai ndodhej në komunën Castellamare di Stabia (Napoli).

Siç raportojnë mediat italiane, prej vitii 2014 ishte raportuar nga policia se ndodhej në Itali. Ndërkohë, për të u lëshua nga Gjermania një mandati arresti evropian për “krime kundër personit”. Loku rezulton të jetë i dënuar në mungesë me 4 vite burgim.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *