Home / Kryesoret / LR-PDSH e dënon sulmin e gazetarëve

LR-PDSH e dënon sulmin e gazetarëve

LR-PDSH ka reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të gazetarëve në protestën kundër shqiptarëve në Shkup.

Për këtë parti, dhuna dhe brutaliteti i ushtruar ndaj gazetarëve që po kryenin detyrën e tyre, nga protestues të dhunshëm është një akt i patolerueshëm dhe i papranueshëm.

“Pushteti në ikje po mundohet në të gjitha format të inskenojë incidente, dhe krizë politike, duke mos kursyer forma dhe mënyra për ta rrezikuar edhe jetën e qytetarëve por edhe të gazetarëve që janë në shërbim të detyrës së tyre.Ky vandalizëm ndaj gazetarëve, dhe kjo retorikë e vazhdueshme nacionaliste, që ndjell urrejtje ndëretnike, është një akt i papranueshëm që pasqyron, metodat e këtij pushteti që ngulfat demokracinë dhe fjalën e lirë.

Ju bëjmë thirrje organeve kompetente, prokurorisë dhe policisë që sa më shpejt ti marrin masat e duhura dhe dhunuesit e gazetarëve t’i nxjerrin sa më parë para drejtësisë.

Njëkohësisht Ju bëjmë thirrje edhe qytetarëve shqiptar të jenë të kujdesshëm dhe mos të bien pre e provokimeve eventuale të protestuesve të dhunshëm që nuk kursejnë as gazetar të pafajshëm!”, thuhet në reagimin e LR-PDSH.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *