Home / Kryesoret / LSDM dorëzon iniciativë për seancë në Kuvend

LSDM dorëzon iniciativë për seancë në Kuvend

LSDM sot ka dorëzuar iniciativë për vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë legjislative, mëson “DW”.

Pas kësaj, udhëheqësi i seancës, Trajko Veljaovski, duhet ta caktojnë vazhdimin e saj, që do të jetë hapi i parë drejt zgjedhjes së organeve dhe trupave dhe funksionimit të Parlamentit me kapacitet të plotë, pas thuajse 80 ditë nga verifikimi i mandateve të deputetëve.

Iniciativa është rezultat i konsultimeve disaditore mes partive parlamentare, ndërkaq hapat pardje i paralajmëroi edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Ahmeti pas takimit  Zaev, ka thënë që prioritet i partive aktualisht është strategia për rivënien në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit. Ahmeti ka deklaruar po ashtu, se për këtë është i nevojshëm dialogu mes të gjithave partive.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *