Home / Kryesoret / LSDM: Fëmijët të mbrohen nga protestat partiake

LSDM: Fëmijët të mbrohen nga protestat partiake

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë kumtoi se i përkrah prindërit, të cilët ashpër i kundërshtohen keqpërdorimeve të fëmijëve të tyre për protesta dhe se ata që kanë marrë pjesë në presione mbi nxënës ose atë nuk e kanë penguar, do të ballafaqohen me përgjegjësi.

“Janë parashtruar padi penale kundër drejtorit të gjimnazit të Prilepit, ‘Mirçe Acev’, Kiro Nikollovski dhe kundër drejtorit të shkollës së mesme industriale ‘Riste Ristevski-Riçko’, Zharko Temellkovski, për shkak se kanë bërë vepër penale. Institucionet kompetente duhet të veprojnë kundër secilit në shkolla ose i obliguar për to, i cili e keqpërdor funksionin ose pozitën e vet për këto qëllime dhe në këtë mënyrë e rrezikon edhe sigurinë e fëmijëve”, njofton LSDM-ja në kumtesë.

LSDM-ja thekson se obligim që të pengojnë involvim të fëmijëve në, siç thonë, qëllime partiake, kanë drejtorët dhe profesorët në shkolla, kryetarët e komunave, nën ingerencat e të cilëve janë shkollat dhe Ministria e Arsimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *