Home / Kryesoret / LSDM: Gruevski e din se çka pason prandaj edhe iku

LSDM: Gruevski e din se çka pason prandaj edhe iku

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, pas ndërprerjes së seancës konstitutive të Parlamentit, ka thënë se Maqedonia do të bëhet me Qeveri reformuese dhe me perspektiva evropiane.

Sipas LSDM-së të kishte se çfarë të sqarojë Nikolla Gruevski qytetarëve rreth kësaj çfarë po bën nuk do ti linte deputetete tij me replika të cilat ua bëjnë njëri tjetrit

„Qytetarët e Maqedonisë kanë nevojë për debllokim të menjëhershëm të proceseve demokratike. Nikolla Gruevski nuk ka argumente për krizën politike e cila po rrezikon ekzistencën e qytetarëve bizneset, paqen dhe stabilitetin në Maqedoni”, thuhet në deklaratën për shtyp të LSDM-së.

“Republika e Maqedonisë do të fitojë Qeveri reformuese të përkushtuar në nevojat e qytetarëve të Maqedonisë dhe perspektivat drejt BE-së dhe NATO-s.

“Besojmë se forcat demokratike dhe partitë të cilat dhanë përkrahje për një Qeveri të tillë, do të njihen në proceset reformuese të cilat vijojnë dhe të cilat janë në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën për shtyp të LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *