Home / Kryesoret / LSDM i kundërpërgjigjet VMRO-së: Zgjedhjet do ta thellonin krizën

LSDM i kundërpërgjigjet VMRO-së: Zgjedhjet do ta thellonin krizën

“Shumica e qytetarëve, rreth 700.000 mijë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare zgjodhën ndryshime, drejtësi dhe jetë. Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, duhet të kuptojnë konceptin e një shoqërie për të gjithë, e cila e forcon unitaritetin e shtetit, sjell jetë kualitative për të gjithë qytetarët, në vend të ndarjeve fantome”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Më tej ata shtojnë se qytetarët në mënyrë të qartë kanë treguar se duan integrim dhe jo izolim të Maqedonisë.

“Proceset demokratike kanë filuar dhe vullneti shumicë i qytetarëve e shndërruar në 67 deputetë duhet që sa më shpejtë të realizohet me formim të Qeverisë së re reformatore dhe institucioneve të pavarura. Kërkesat për zgjedhje të reja janë tentim që të vazhdohet dhe thellohet kriza politike. Nëse tani nuk respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve, as më pas nuk do të respektohet. Është e qartë përcaktimi i qytetarëve të Maqedonisë. Qytretarët zgjodhën ndryshime dhe Qeveri reformatore, ndërsa Ivanov dhe Gruevski duhet të lejojnë transfer të shpejtë dhe të qetë të pushtetit në Maqedoni”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *