Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja e gatshme për të votuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

LSDM-ja e gatshme për të votuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Zoran Zaev dhe LSDM-ja janë të gatshëm për të votuar gjenocidin ndaj shqiptarëve nga serbët, si një kërkesë e platformës së partive politike shqiptare, transmeton Gazeta Express.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani e ka konfirmuar dje, duke theksuar se kjo çështje është kruciale e cila duhet të mbyllet ,duke shtuar, se me LSDM-në dhe Zaevin tashmë janë marrë vesht për këtë.

“Vlerësojmë se kjo është çështje kruciale e cila duhet të mbyllet. Në oborrin e shtëpisë së liderit Ahmeti u zbulua një varezë masive pikërisht nga kjo kohë, por kjo është vetëm një pjesë vogël e asaj që ka ndodhur në atë kohë”. thotë Osmani në emisionin 24 Analiza.

Zëdhënësi i BDI është pyetur drejtl për drejtë nga gazetari se a ka marrëveshje me LSDM-në, për gjenocidin serb, kurse ai u përgjigj: “Kemi mirëkuptim për këtë çështje”./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *