Home / Lajme / Kronika e zezë / Lushnje, 18-vjeçarja pret sa prindërit bien në gjumë dhe më pas vret veten

Lushnje, 18-vjeçarja pret sa prindërit bien në gjumë dhe më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Lushnjë.

Një vajzë vetëm 18 vjeçe është vetëvrarë në shtëpinë e saj, sapo prindërit kanë rënë në gjumë.

Rasti në fjalë u denoncua nga raportuesit e JOQ dhe u konfirmua më pas nga policia. Bëhet fjalë për Arjola Muçaj, banuese në fshatin Çermë, Lushnjë.

Policia tha për JOQ se, vajza ka pirë një sasi të konsiderueshme helmi rreth orës 1 të mëngjesit të datës 2 mars dhe prindërit e kanë kuptuar vetëm pas disa orësh.

Sapo ata e kanë gjetur janë nisur direkt drejt spitalit, por Arjola nuk ka mundur të mbijetoj. Mësohet gjithashtu se 18-vjeçarja ishte studente ekonomiku në Elbasan.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *