Home / Sport / ‘Ma sillni Barcelonën’

‘Ma sillni Barcelonën’

Leonardo Bonucci dëshiron Barcelonën për kundërshtar në Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka thënë se do të dëshironte Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Italiani tha se të luash kundër skuadrës që iu ka mposhtur në finale do të ishte shumë e mirë për të gjithë lojtarët.

“Ne jemi në mesin e tetë skuadrave më të mira në Evropë dhe tashmë do të mundohemi të shkojmë sa më larg”, tha Bonucci për faqen zyrtare të Juventusit.

“Leicester ka qenë befasia e kësaj gare, por personalisht do të doja të luanim kundër Barcelonës. Të luash kundër skuadrës që iu ka eliminuar dy vite më parë është gjithmonë një motiv shtesë”

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *