Home / Lajme / Kronika e zezë / Makina përplaset me gardhin mbrojtës në autostradën Gostivar-Tetovë, lëndohet shoferi

Makina përplaset me gardhin mbrojtës në autostradën Gostivar-Tetovë, lëndohet shoferi

Një banor 20-vjeçar i Senokoses së Gostivarit është lënduar pasi me automobil ka goditur në gardhin mbrojtës në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pagesës rrugore në Gostivar, informojnë nga SPB Tetovë.

Për shkak të ekspertizës, mbrëmë pothuajse dy orë komunikacioni në autostradë është rikahëzuar nëpër rrugën dytësore.

I lënduari A.O. rreth orës 22 me automobilin “polo” pak pas kalimit të pagesës rrugore, në drejtim drejt Tetovës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur në gardhin mbrojtës nga betoni.

I lënduari është dërguar në Spitalin e Gostivarit dhe është mbajtur për mjekim.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, me siguri arsye për aksidentin është shpejtësia e papërshtatur.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *