Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni/ Gruevski: Ka dy mënyra për tu zgjidhur kriza

Maqedoni/ Gruevski: Ka dy mënyra për tu zgjidhur kriza

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, në intervistën për televizion kroat HRT, ka thënë se kriza në Maqedoni mund të përfundoj në dy mënyra, të cilat sipas tij partia që drejton ai tani më i ka ofruar në opinion.

“Njëra është që të mbahen zgjedhje të parakohshme në muajin maj së bashku me zgjedhjet lokale, në të cilat Zaev do të del me platformën, dhe mënyra e dytë është që Zaev të pranon ofertën e VMRO-DPMNE-së, të heq dorë nga platforma, ndërsa të fitoj Qeveri të pakicës me përkrahje të VMRO-DPMNE-së, ka thënë Gruevski për HRT, transmeton SHENJA.

Gruevski më tej ka thënë se në një farë mënyre është grusht-shtet të sillet një Platformë nga një shtet tjetër.

“Kur ajo platformë nuk është ofruar para qytetareve në zgjedhje dhe kur qytetarët nuk pajtohen, kur ajo platformë është në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit, dhe kur politikani që e pranon atë platformë është i kërcënuar. Qytetarët nuk kanë votuar për atë platformë, ata nuk kanë pasur njohuri për atë platformë vetëm një muaj ose dy para zgjedhjeve se Zoran Zaev do të pranoj platformë të tillë, dhe me atë platformë shumica të dërgohet në opozitës me qëllim pakica e maqedonasve dhe shumica e shqiptarëve në Maqedoni ta sjellin atë platformë. Shikuar kështu mund të thuhet se është një grusht-shtet”, ka thënë Nikolla Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *