Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, mjediset publike vërshohen nga lypësit

Maqedoni, mjediset publike vërshohen nga lypësit

Kohëve të fundit në shumë lokalitete brenda qytetit të Gostivarit, para së gjithash në pjesët qendrore dhe rrugët me të frekuentuara, sërish shfaqen grame fëmijë të mitur të cilat ulen nëpër trotuare apo objekte të ndryshme fetare ose publike me qëllim që për të lypur. Rritja e temperaturave, rikthen këtë dukuri sociale nëpër rrugët e Gostivarit.

“Në disa raste ato hyjnë edhe nëpër objekte të ndryshme duke kërkuar të holla nga të pranishmit në mënyrë agresive por dhe vulgare, duke i ofenduar për ti nxjerrë në situatë të papërshtatshme”, vërejnë nga Stacioni Policor në Gostivar, nga ku edhe një herë theksojnë se lypësia është vepër në kundërshtim me ligjin për shkelje të rendit dhe qetësisë publike dhe se për këtë lloj vepre penale gjobat kapin vlerën materiale nga 15 – 50 euro.

Nga Policia e Gostivarit njoftojnë që të gjithë ata prindër që do ti involvojnë fëmijët e tyre në lypje apo do të bëjnë çfarëdo lloj abuzimi me ta, do të përballen me përgjegjësi ligjore apo penale por në raste të caktuara edhe me burgim.

“Aktivitetet ndërmerren me qëllim që të largohen nga vendet dhe objektet publike të gjithë lypësit por dhe ata që pretendojnë që në të ardhmen të involvohen në këtë lloj biznesi që ka marrë jehonë të madhe nëpër qytetin tonë dhe më gjerë”, thonë nga Policia e Gostivarit. Edhe nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar shfaqin shqetësim sidomos për involvimin e fëmijëve në këto lloj veprash duke i quajtur të njëjtat si abuzime me fëmijët.

Muhamed Tahiri punëtor social njofton se disa familje kanë pranuar vetëm vërejtje që mos i lëshojnë fëmijët në rrugë dhe në momentin që është konstatuar se është përsëritur kjo vepër penale e cila sanksionohet në pajtim me rendin dhe qetësinë publike, janë dënuar me mjete financiare nga 600 euro e më lartë. Ai nënvizon se krahas lypësve të qytetit tonë,në ditë të caktuara vinë edhe lypës të moshave të mitura nga qytete të tjera të Maqedonisë.

“Ne kemi evidence për fëmijët që janë nga Gostivari,por ka një mënyrë të organizuar që ne ende në bashkëpunim me përfaqësues të SPB po e hetojmë. Këta fëmijë vinë zakonisht gjatë ditëve të tregut,kur vijnë mërgimtarët dhe në ditë të tjera festash për besimtarët,kur edhe më lehtë mund të prekin në humanitetin e njerëzve. Kemi pasur raste kur edhe ata i kemi marrë nga rruga,janë dërguar në polici,janë thirrur prindërit dhe përfaqësuesit e qendrave sociale të qyteteve nga ata vinë dhe aty përfundon obligimi ynë ndaj tyre”, tha Tahiri.

Nga nëntori i vitit të kaluar e deri më tani 11 fëmijë janë larguar nga rruga dhe janë kyçur në procesin edukativo arsimorë. Nga Qendra Ndërkomunale për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar, thonë se me aktivitete të këtilla do të vazhdohet edhe në të ardhmen deri sa kjo dukuri dalë nga dalë të evitohet duke e pamundësuar kështu edhe abuzimin që bëhet me këta fëmijë të pafajshëm.

Nga Stacioni Policor në Gostivar njoftojnë se edhe në të ardhmen në mënyrë aktive dhe të koordinuar do të përfshihen në të gjitha aktivitetet preventive dhe sociale me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie negative në mesin e shoqërisë sonë. Fenomeni i lypësve të shumtë që hasen rrugëve të Gostivarit, dhe që vijnë nga qytete të tjera të Maqedonisë, do të trajtohet në bashkëpunim ndërinstitucional, përfshi këtu edhe pushtetin lokal.

Përfaqësues të administratës dhe këshillit komunal, qendrës për punë dhe politikë sociale dhe policisë së Gostivarit, kanë formuar grupin koordinues për menaxhimin e situatës në terren.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *