Home / Kryesoret / Maqedonia e shënon Ditën botërore të ujërave

Maqedonia e shënon Ditën botërore të ujërave

Me disa aktivitete sot në Maqedoni do të shënohet Dita botërore e ujërave, 22 Marsi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) organizon konferencë me temë ‘Ujërat dhe ujërat ndotëse’, Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) parasheh zhytje atraktive në ujërat e liqenit të Matkës nga ana e anëtarëve të Shoqatës ‘Vrello’ dhe matje hidrometrike të lumit Treska, kurse Instituti për Shëndet Publike të RM-së paralajmëron Panair të ujit para Shtëpisë të ARM-së, njofton AIM.

Në ngjarje fjalim do të mbajnë ministri i MJPH, Bashkim Ahmetim kreu i Departamentit për Punë Operative në Delegacionin e BE-së, Mauro Di Veroli dhe kryetari i KRE të RM-së, Dimitar Petrov.

Qëllimi i organizimit është rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e përdorimit të qëndrueshëm të ujit si një burim i çmuar, reduktimi i përdorimit dhe ripërdorimi i ujërave të zeza, si dhe përmirësimi i ciklit të jetës së jetës së ujit për të gjitha krijesat e gjalla.

Sipas Institutit, të qasshme do të jenë edhe përgjigjet nga anketa e www.iph.com për atë sa dhe prej nga më shpesh janë informacionet për lidhjen e ujit me shëndetin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *