Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia ka çdo ditë e më shumë mungesë të gjinekologëve amë

Maqedonia ka çdo ditë e më shumë mungesë të gjinekologëve amë

Sipas Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi gjinore – ESE, në 35 komuna të Maqedonisë nuk ka gjinekolog amë, kurse në 29 komuna nuk ka numër të mjaftueshëm të gjinekologëve.

Kjo shoqatë shpreh shqetësim për përparimin e kufizuar të shtetit në drejtim të përmirësimit të qasjes së shërbimeve shëndetësore për gratë dhe për shëndet riprodhues të grave në tërë territorin e Maqedonisë.

Sipas ESE-së, niveli i vdekshmërisë nga karcinomi i qafës së mitrës te gratë shënon ritje, ndërkaq kritikojnë Ministrinë e shëndetësisë se e ka ulur përfshirjen e grave në Programin për skrining të kancerit në qafën e mitrës. Buxheti për këtë vit është 2.950.000 denarë.

Ky nivel i vdekshmërisë në vitin 2011 ishte 1.5 në 100 mijë gra, kurse në 2014 ishte 4.1 në 100 mijë gra.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *