Home / Kryesoret / MAQEONIA KA KAPACITET PËR DALJE NGA KRIZA – (VIDEO)

MAQEONIA KA KAPACITET PËR DALJE NGA KRIZA – (VIDEO)

Për dalje nga kriza politika nevojitet që interesi i përgjithshëm të vijë në plan të parë tek partitë politike, atëherë mund të gjendet kompromis. Maqedonasit çdoherë kanë arritur të dalin nga gjendje të këtilla ekstreme dhe atë me maturi sepse kanë afinitet për jetë të përbashkët e cila paraqet resurs të vërtetë, thotë ambaadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie Ai wshtë i bindur se ekziston kapacitet për arritje të kompromisit dhe për zhbllokim të proceseve demokratike në vend.

“Maqedonia ka demokraci tashmë 25 vite, por gjithashtu edhe kulturë të përditshme të kompromisit e cila u mundësoi bashkësive të ndryshme të jetojnë së bashku me shekuj dhe të krijojnë atë që sot ka kuptimin e realitetit në Maqedoni. Kështu që nuk shoh përse ai kapacitet i kompromisit nuk do të mund të shfrytëzohej edhe tani nëse ekziston vullnet i mirë, e jo vetëm interesa të posaçme personale. Nuk e di përse e tërë ajo përvojë të mos shfrytëzohet tani për t’u gjetur kompromise të cilat do të mund të funksionojnë”, thekson Timonie, transmeton Televizioni Koha.

Sipas tij, nëse mbetet status kuo në krizën politike, çmimi për vendin do të jetë i lartë, sepse, thotë, sa më shumë të humbet kohçë këtu në rrugën drejt Evropës për shkak të numrit të madh të reformave teknike të cilat duhet të zbatohen, aq më gjatë do të shkojë për t’u kompensuar koha e humbur, e ajo është, thotë, me rëndësi esenciale.Vazhdimi i krizës politike, Timonie vlerëson se do të reflektohet edhe në rekomandimin e kushtëzuar për fillim të negociatave me BE-në.

“Bëhet fjalë për punë shumë të rëndësishme. Dosja për të cilën do të bisedohet gjatë vitit, nëse është dosje me Maqedoninë e cila ka arritur ta tejkalojë këtë krizë, kjo do të jetë shenjë e mirë se vendi është i fuqishëm, se është i aftë për kompromise, i aftë ta ndjekë Kushtetutën e vet që ndoshta është me të vërtetë kusht minimal. Nga ana tjetër do të dëshmojë se është shtet, sepse ne në BE integrojmë shtete, ndërkaq tani jemi në gjendje ku nuk ka qeveri, ka Kuvend i cili pothuajse ende nuk është në funksion, komunat tuaja po humbin gjithnjë e më tepër legjitimitetin e tyre dhe mbetet edhe presidenti i vendit, i cili edhe vetë gjatë emërimit të tij nuk e mori mbështetjen e plotë nga të gjitha bashkësitë. Është shumë rrallë që një shtet të gjendet në situatë të tillë e cila është specifike”, thotë ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *