Home / Kryesoret / Marsh me biçikleta kundër urrejtjes – (VIDEO)

Marsh me biçikleta kundër urrejtjes – (VIDEO)

Me iniciativë të disa qytetarëve sportdashës dhe paqëdashës, në Tetovë të shtunën do të mbahet marsh me Biçikleta i titulluar “Me dy rrota-Jo me dy fytyra”.

Një nga organizatorët e këtij marshi, Bujar Mismi për Televizionin Koha tha se ky marsh vjen për shkak të revoltës lidhur me bllokadën institucionale e cila ka suspenduar të gjithë sistemin shtetëror të vendit duke vënë në rrezik edhe më të madh demokracinë e brishtë, përmes tentimit për përçarjen në vija etnike.

“Rrotat përfaqësojnë dy komunitetet më të ëmdha në maqedonisë, shqiptarët dhe mqedonasit që në esencë përbëjnë një tërësi e cila patjetër të lëviz bashkë si një trup drejt integrimeve. Në ndërkohë dy fytyrat janë reflektim të politikanëve të cilët ndryshojnë agjenda sipas interesave grupore duke mos pasur ndjeshmëri ndaj kërkesave të qytetarëve për të lëvizur më shpejtë drejt proceseve integruese dhe vendi është shndërruar një vend i cili eksporton destabilitet në rajon për shkak të politikave të papërgjegjeshme të udhëhequra  ndër vite e sidomos tash me bllokimin e institucioneve” tha Misimi, transmeton Televizioni Koha.

Organizatorët apeluan që të gjithë politikanët dge partitë politike të debllokojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë që të hiqet dorë nga nxitja e urrejtjes mes popujve. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *