Home / Kryesoret / Marsi, muaji i madh për dy familje skamnore, ato do të bëhen me shtëpi të re (Foto)

Marsi, muaji i madh për dy familje skamnore, ato do të bëhen me shtëpi të re (Foto)

Humanisti nga Peja, Adnan Hyseni, në kuadër të aktiviteteve të bamirësisë, ka arritur t’i grumbullojë paratë për ndërtimin e dy shtëpive.

Dy familjet të cilat do të bëhen me kulm mbi kokë, janë familja Ademi nga Podujeva dhe familja Jashari nga Peja.

Arta Jashari, nëna e pesë bijave, pas një kohë që kishte qëndruar nëpër shtëpi ku paguante qira, do të bëhet më shtëpi.

Artës, tash e disa vite i ka vdekur bashkëshorti në aksident komunikacioni, duke u bërë vet nënë e baba për vajzat e saj.

Ndërtimi i shtëpisë pritet të fillojë brenda 10 ditëve.

Ndërsa, familja e Bajram Ademit në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë po jeton në gjendje shumë të rëndë ekonomike.

Veç kësaj, ditë më parë kjo familje u përball edhe me një problem. Një vajzë shtatëvjeçare atje e kafshuan qentë, e familja nuk po ka para as ta dërgoj tek mjeku.

Kjo familje falë angazhimit të Hysenit, do të behët me shtëpi të tyren. Themelet e shtëpisë pritet të vendosen këtë të diel.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *