Home / Lajme / Maqedoni / MASH shpall konkursin për regjistrim në shkolla të mesme, afati i parë më 28 dhe 29 qershor

MASH shpall konkursin për regjistrim në shkolla të mesme, afati i parë më 28 dhe 29 qershor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e shpalli Konkursin për regjistrim të nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë për vitin mësimor 2017/2018. Ai siguron gjithsejt 35.909 vende të nxënësve dhe atë 25.127 në gjuhën maqedonase, 9.830 në gjuhën shqipe, 918 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe (në të cilat janë kyçur edhe paralelet në arsimin e reformuar dyvjeçar dhe trevjeçar profesional).

Paraqitja dhe regjistrimi i parë i nxënësve në afatin e qershorit bëhet më 28 dhe 19 qershor 2017, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 30 qershor 2017.

Testimi i kualifikuar do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm më 3 korrik 2017, ndërsa rezultatet do të publikohen më 4 korrik 2017. Kontrollimi i njohurive të nxënësve nga bashkësitë do të relaizohet në gjuhën në të cilën nxënësi e ka ndjekur mësimin në shkollën fillore.

Paraqitja e dytë nga afati regjistrues i qershorit dhe regjistrimi i nxënësve do të bëeht më 5 korrik 2017, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 6 korrik 2017.

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit bëhet më 24 gusht 2017, ndërsa rezultatet nga regjistrimi i nxënësve dhe vendet e lira do të publikohen më 25 gusht 2017.

Shkollat të cilat në dy afatet regjistruese nuk i kanë plotësuar vendet e caktuara të nxënësve për regjistrim me këtë Konkurs vazhdojnë me regjistrimin e nxënësve deri më 31 gusht të vitit 2017.

Paraqitja për programin Matura ndërkombëtare në Gjimnazin “Josip Broz Tito” bëhet prej 8 deri më 18 maj 2017.

Nga viti mësimor 2017/2018 në arsimin e mesëm në Republikën e Maqedonisë vendosen programe të adaptuara mësimore nga Cambridge International Examinations në lëndët matematikë, bilogji, fizikë dhe kimi.

Në Arsimin gjimnazist në sferën natyrore – matematikore, theksi do të vihet në mësimin e përforcuar të matematikës në kombinimin A nga 5 orë në javë, çdo vit shkollor dhe shkenca natyrore (bilogji, kimi dhe fizikë) në kombinim B nga 3 orë në javë (viti i parë dhe i dytë) dhe nga 4 orë në javë (viti i tretë dhe i katër).

Gjatë paraqitjes në asimin gjimnazist, nevojitet që nxënësit qysh gjatë regjsitrimit të përcaktohen  në pajtim me afinitetet e tyre, për sferën adekuate dhe kombinimin (A ose B) që do ta mësojnë gjatë arsimit të tyre.

Nga ky vit shkollor, siç kumtoi MASH, mësim sipas planeve dhe programeve të reja të refomuara asrimore në arsimin profesional dyvjeçar dhe trevjeçar do të realizohet në të gjitha shkollat e mesme profesionale në të gjitha profesionet dhe profilet arsimore.

Shkollat për paraqitjen e dytë në afatin e qershorit të regjistrimit dhe paraqitjen në afatin e gushtit të regjistrimit, do të mund ta zvogëlojnë numrin e caktuar të minimum pikëve të dhëna në Konkurs, për të paktën 5 pikë në krahasim me paraqitjen e dytë në afati e parë regjiostrues (repektivisht më së shumti deri në 10 pikë për dy afatet e regjiostrimit), përveç për arsimin gjimnazist, ekonomiko-juridik dhe profesionin tregtar dhe shëndetësor.

Gjatë paraqitjes, nxënësit duhet të parashtrojnë fletparaqitje për regjistrim (fletparaqitjen për regjostrim nxënësi e merr nga shkolla ku dëshiron të regjistrohet dhe e njëjta është falas), dëftesat origjinale nga klasa e VI dhe IX, shtesë të dëftesës për klasën e IX me rezultate nga provimi ekstern të arritjes së suksesit të nxënsësve, dhe çertifikatë nga libri amzë i të lindurve (pa marrë parasysh datën e dhënies).

Nxënësit gjatë paraqitjes në Akademinë e sportit duhet të parashtrojnë edhe konfirmim për aftësitë për shkathtësi sportive për sportin për të cilin nxënësi u kontrollua.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *