Home / Shëndeti / Maska natyrale që shërben si botoks me kalimin e viteve lëkura e humbet elasticitetin dhe fillojnë të shfaqen rrudhat e para

Maska natyrale që shërben si botoks me kalimin e viteve lëkura e humbet elasticitetin dhe fillojnë të shfaqen rrudhat e para

Me kalimin e viteve lëkura e humbet elasticitetin dhe fillojnë të shfaqen rrudhat e para. Në këtë postim do t’ju

paraqesim një maskë të thjeshtë me 4 përbërës që do t’ju vijë në ndihmë në trajtimin e rrudhave dhe problemeve të

tjera të fytyrës.

Përbërësit: kakao pluhur, mjaltë, kanellë, avokado.

Kakao është një përbërës shumë i mirë sepse është i pasur me antioksidantë, të cilët përmirësojnë mbrojtjen e

kolagjenit. Mjalti i rikthen elasticitetin dhe butësinë lëkurës. Avokado është një nga ushqimet më të mira që

luftojnë plakjen dhe ka elementë që stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Kurse kanella vepron si një tonik natyral.

Në një enë qelqi hidhni gjysmë kokrre avokado të shtypur, 2 lugë çaji kakao, 2 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji

kanellë. Përzieni të gjithë elementët së bashku dhe aplikojeni maskën në fytyrë në mënyrë të njëtrajtshme. Mbajeni

për 25 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Për rezultate të dukshme, aplikojeni maskën 2 herë në

javë.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *